Ndërlidhjet

NATO: Mbetet zotimi për anëtarësim të Gjeorgjisë


NATO-ja tha se nuk e ka ndryshuar zotimin e vet të bërë këtë vit që Gjeorgjia një ditë t'i bashkangjitet aleancës së Atlantikut të Veriut, përkundër luftimeve rreth rajonit separatist të Osetisë së Jugut.

Sekretari i përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer i bëri këto komente në konferencën për shtyp pasi ambasadorët e aleancës u takuan me emisarin e Tbilisit për të diskutuar krizën në Gjeorgji.

Scheffer tha se aleatët janë dakorduar se përdorimi i forcës nga ana e Moskës ka qenë i tepruar dhe joproporcional, dhe se së shpejti mund të shqyrtohen një varg kërkesash për ndihmë Gjeorgjisë.

Rusia i kundërshton aspiratat e Gjeorgjisë për t'iu bashkangjitur NATO-s.
XS
SM
MD
LG