Ndërlidhjet

Tbilisi: Osetët etnikë po kryejnë masakra


Një zyrtar i lartë i Gjeorgjisë tha se osetët etnikë po kryejnë "masakra" ndaj gjeorgjianëve etnikë në krahinën rebele të Osetisë së Jugut.

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Alexander Lomaia tha se "osetiano-jugorët të mbështetur nga rusët po bëjnë masakra të tmerrshme në fshatrat gjeorgjiane".

Ministria e Jashtme gjithashtu lëshoi një deklaratë ku thuhet se ushtarët rusë në Osetinë e Jugut po vështrojnë se si separatistët osetë po kryejnë akte të "spastrimit etnik".

Pohimet nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG