Ndërlidhjet

Rice: Rrezikohet integrimi i Rusisë në botë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se integrimi i Rusisë në institucionet ndërkombëtare është në rrezik për shkak të operacioneve ushtarake në Gjeorgji.

Në intervistën për rrjetin televiziv ABC, Rice tha se "është vënë në pikëpyetje reputacioni ndërkombëtar dhe roli i Rusisë në bashkësinë ndërkombëtare".

Rice nuk saktësoi me çfarë pasojash mund të përballet Rusia, por tha se Shtetet e Bashkuara i kanë anuluar planet për manovrat detare me Rusinë.
XS
SM
MD
LG