Ndërlidhjet

Liban: 16 të vrarë nga shpërthimi i bombës


Zyrtarët e sigurisë në Liban thanë se të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në qytetin verior Tripoli.

Zyrtarët thanë se shënjestër e sulmit duket të ketë qenë një autobus ushtarak në sheshin qendror të qytetit. Të paktën shtatë nga të vrarët janë ushtarë.

Askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë për sulmin, por në javët e kaluara Tripoli ka qenë arenë e përleshjeve sektare që vranë dhe plagosën dhjetra njerëz.
XS
SM
MD
LG