Ndërlidhjet

Milliband: Moska të japë prova për krimet e luftës


Sekretari i Jashtëm britanik David Milliband sot i bëri thirrje Rusisë të paraqesë prova për pohimet se gjeorgjianët kanë bërë krime lufte në Osetinë e Jugut.

Milliband tha se Moska po e përdor argumentin e krimeve të luftës për të justifikuar inkursionin e saj ushtarak në rajonin separatist të Gjeorgjisë, prandaj është me rëndësi që Rusia t'i mbështesë këto pretendime.

Milliband gjithashtu e akuzoi Rusinë për "agresion të zhurmshëm" në dërgimin e forcave luftuese në Osetinë e Jugut.
XS
SM
MD
LG