Ndërlidhjet

Bush: Mbështesim qeverinë e Gjeorgjisë


Presidenti amerikan George Bush do të dërgojë sekretaren e shtetit në Francë dhe Gjeorgji për të përsëritur "mbështetjen e palëkundur amerikane" për qeverinë gjeorgjiane të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Përmes një deklarate Bush shprehu shqetësimin për informacionet mbi vazhdimin e aksioneve ruse në Gjeorgji. Bush kërkoi që Moska ta mbajë fjalën dhe të veprojë për t'i dhënë fund krizës rreth rajonit të Osetisë së Jugut.

Veprimet e Rusisë " ngrejnë pyetje serioze rreth synimeve ruse në Gjeorgji dhe rajon", tha Bush.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihma të menjëhershme humanitare dhe mjekësore për Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG