Ndërlidhjet

Australia ndihmon Gjeorgjinë


Australia do të dërgojë një milion dollarë australian (870.000 $) si ndihmë emergjente për të mbështetur mijëra gjeorgjianë të prekur nga konflikti me Rusinë.

Ministri i Jashtëm Stehpen Smith tha se parat do të ndahen ndërmjet Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe UNHCR-së dhe do të përdoren për ushqim dhe ilaçe.

Ai tha se aksioni ushtarak rus ka qenë i tepruar dhe ka rezultuar me dëme të mëdha dhe viktima.
XS
SM
MD
LG