Ndërlidhjet

Protesta për pavarësinë e Kashmirit Indian


Mijëra myslimanë protestuan në Kashmir, me kërkesën për pavarësi nga India.

Protesta pasoi trazirat gjashtë javëshe në shtetin e vetëm indian me shumicë myslimane.

Dje, Pakistani i bëri thirrje OKB-së që të ndalë atë që e cilësoi shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut në rajon. India u kundërpërgjigj duke e quajtur ilegal këtë hap të Pakistanit.

Kashmiri ka qenë i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit që nga viti 1948, ndërsa që nga viti 1989 pjesa indiane e Himalajeve është skenë e kryengritjeve islamike, në të cilat kanë humbur jetën mijëra persona.
XS
SM
MD
LG