Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice diskutoi për krizën gjeorgjiane me presidentin francez Sarkozy.
Rice pas Francës viziton Tbilisin ku nesër takohet me presidentin Saakashvili. Shefja e diplomacisë amerikane edhe gjatë ditës së sotme ka përsëritur mbështetjen për tërësinë territoriale të Gjeorgjisë.
"Gjeorgjia është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, kufijtë e pranuar të të cilit duhet të respektohen. Do të ketë një proces për konfliktet e vështira në Osetinë e Jugut dhe Abkazi, por ai do të zhvillohet sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara tashmë të miratuara, ndaj nuk duhet të vihet në pyetje integriteti territorial i Gjeorgjisë", tha Rice.
Sot në Moskë udhëheqësit e dy rajoneve separatiste kanë deklaruar se do kërkojnë pavarësi. Ata kanë marrë mbështetjen e presidentit rus Medvedev.