Ndërlidhjet

Bush: Garanci për solidaritet me Gjeorgjinë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush siguroi Ukrainën dhe Lituaninë se qëndron pranë Gjeorgjisë, në konfliktin ushtarak me Rusinë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se Bush ka shprehur "solidaritetin" e tij në bisedat që ka zhvilluar me presidentët e këtyre vendeve: Viktor Yushchenko dhe Valdas Adamkas.

Perino tha se liderët "fokusuan rëndësinë e mbështetjes ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë dhe u pajtuan për nevojën që Rusia të ndal dhunën e të respektojë armëpushimin".
XS
SM
MD
LG