Ndërlidhjet

Së shpejti rezoluta e KS për Gjeorgjinë


Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin u shpreh optimist rreth miratimit të projekt rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit për zyrtarizimin e armëpushimit ndërmjet Moskës dhe Tbilisit.

Churkin tha se "është e mundur që rezoluta të miratohet shpejtë" dhe ajo do të përsëris gjashtë pikat e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Sidoqoftë, ai tha se ende nuk mund të ofrojë mbështetjen e plotë për rezolutën e re.
XS
SM
MD
LG