Ndërlidhjet

Rice udhëton për në Tbilisi


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice udhëtoi për në Tbilisi për të konfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Gjeorgjinë në konfliktin me Rusinë.

Ajo udhëtoi nga Parisi, pas takimit me presidentin Nicolas Sarkozy, i cili gjatë kësaj jave arriti armëpushimin e brishtë për përfundimin e luftimeve në Kaukaz.

Rice tha se "Gjeorgjia duhet t'i kthehet jetës normale, ndërsa pavarësia e saj respektohet plotësisht".
XS
SM
MD
LG