Ndërlidhjet

Saakashvili: S'ka kompromis me Rusinë


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili tha se nuk ka kompromis me Moskën dhe se bisedimet për dhënien fund të konfliktit Gjeorgji – Rusi duhet të adresojnë vetëm çështjen e tërheqjes së "trupave okupuese" ruse.

Në intervistën për gazetën ruse "Kommersant" Saakashvili gjithashtu akuzoi Rusinë për përgatitje të kujdesshme të sulmit në Gjeorgji për disa muaj radhazi.

Ai tha se sulmi i Gjeorgjisë në rajonin e Osetisë Jugore javën e kaluar ishte i nevojshëm pasi forcat separatiste "për disa ditë vrisnin paqërajtësit gjeorgjianë dhe popullatën civile" dhe akuzoi Moskën se sulmin e Gjeorgjisë e ka përdorur si pretekst.
XS
SM
MD
LG