Ndërlidhjet

Bush: Vendet e lira, bri Gjeorgjisë


Presidenti amerikan George Bush ka përsëritur kritikat e ashpra ndaj Rusisë dhe sulmeve ushtarake të Moskës në Gjeorgji.

"Bota po sheh me alarm se si Rusia pushtoi një vend fqinj sovran dhe po kërcënon qeverinë një qeveri demokratike të zgjedhur nga populli. Ky veprim është plotësisht i papranueshëm për vendet e lira të botës", tha Bush.

Gjatë fjalimit javor në radio presidenti amerikan shtoi:

"Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë qëndrojnë bri popullit të Gjeorgjisë. Ne këmbëngulim se sovraniteti dhe integriteti territorial i Gjerogjisë duhen respektuar. Moska duhet të respektojë premtimet për të tërhequr të gjitha trupat pushtuese nga territori gjeorgjian."
XS
SM
MD
LG