Ndërlidhjet

Mekejn premton arrestimin e Bin Ladenit


Kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, republikani Xhon Mekejn dhe demokrati Barak Obama, janë paraqitur në kishën e Kalifornisë në përpjekje për të bindur votuesit e krishterë që t'i mbështesin në votimet e nëntorit.
Mekejn dhe Obama me këtë rast kanë afirmuar besimin e tyre të krishterë, por janë prononcuar edhe për çështje tjera.

I pyetur për "dështimin e tij më të madh moral", Obama ka pranuar se si i ri ka eksperimentuar me drogë dhe alkool:
"Ka pasur periudhë kur kam eksperimentuar me drogë. Në moshën time të re kam konzumuar alkool", ka thënë Obama.

Ndërkaq, Xhon Mekejn i pyetur nëse ekzsiton djalli, i është referuar liderit të rrjetit terorist të Al Kaedës, Osama Bin Ladenit të cilin e ka akuzuar për orkestrimin e sulmeve e 11 shtatorit. Mekejn është zotuar se do ta sjellë para gjyqit Osama Bin Ladenin:
"Nëse do të zgjedhem president unë do ta sjellë Osama Bin Ladenin para gjyqit. Djalli duhet të mposhtet", ka thënë Mekejn.

XS
SM
MD
LG