Ndërlidhjet

Prishtinë: Pritet nënshkrimi i memorandumit


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe ai i Bashkimit Evropian (EULEX), sot në Prishtinë pritet ta nënshkruajnë memorandumin për mirëkuptim, me të cilin synohet rregullimi i raporteve në transferin e përgjegjësive në drejtësi, polici dhe dogana.

Me këtë memorandum do të qartësohet roli i EULEX-it në Kosovë në periudhën e rikonfigurimit të UNMIK-ut.

Zëvendës shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Nikolas Hajson më herët ka thënë se me këtë memorandum në mënyrë të qartë do të përcaktohen autorizimet e të dy misioneve ndërkombëtare, që veprojnë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG