Ndërlidhjet

Kabul: U vranë 9 civilë afganë


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, thotë se nga një sulm vetëvrasës me makinë, jashtë një baze amerikane në lindje të Afganistanit, janë vrarë 9 civilë afganë dhe plagosur 13 të tjerë.

Zyrtari lokal i provincës Khost, Arsama Jamal, tha se viktimat ishin punëtorë që pritnin të hynin në bazë.

Ai mëtutje njoftoi se edhe një sulmues tjetër vetëvrasës provoi ta sulmoj policinë, që po zhvillonte hetime për shpërthimin e parë, por u qëllua për vdekje nga oficerët.
XS
SM
MD
LG