Ndërlidhjet

Kabul: Dorëheqja e Musharraf ndihmon luftën anti-terror


Zëdhënësi i qeverisë së Afganistanit tha se dorëheqja e presidentit të Pakistanit Pervez Musharraf do t'u krijojë mundësi më të mira dy vendeve që të luftojnë terrorizmin në "mënyrë më të mirë".

Sultan Ahmad Baheen tha se qeveria afgane shpreson që dorëheqja do ta forcojë demokracinë dhe pushtetin civil në Pakistan.

Zyrtarët afganë, përfshirë presidentin Hamid Kharzai vazhdimisht e kanë akuzuar Shërbimin e Zbulimit të Pakistanit dhe elementet tjerë në armatën pakistaneze për mbështetje të talebanëve dhe të Al Kaedas.
XS
SM
MD
LG