Ndërlidhjet

KB: Shqetësime për dhunën racore në Rusi


Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të thellë për dhunën racore në rritje në Rusi.

Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor tha se njerëzit nga Kaukazi, Azia Qendrore, romët dhe pakicat fetare janë në shënjestër të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.

Komiteti i kërkon Moskës që të ndërmarrë aksion të vendosur kundër ultra-nacionalistëve dhe grupeve neo-naziste, si dhe bën thirrje për të hetuar deportimin e qindra gjeorgjianëve nga Rusia dy vjet më parë.
XS
SM
MD
LG