Ndërlidhjet

Islami: Rusia përdor Gjeorgjinë kundër Kosovës


Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami dhe diplomati hungarez Matias Eors ndodhen në Tbilisi për të vëzhguar situatën në rajonin e Osetisë së Jugut.

Në cilësinë e të dërguarve të Këshillit të Evropës, dy diplomatët do të mbledhin të dhëna dhe do të hartojnë një raport mbi gjendjen e krijuar atje pas ndërhyrjes së trupave ruse në Gjeorgji.

Para nisjes, Islami deklaroi se Rusia po tenton të përdorë precedentin e Gjeorgjisë për të ndikuar negativisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG