Ndërlidhjet

OSBE: 20 vëzhgues shtesë në Gjeorgji


OSBE-ja ka marrë miratimin e Rusisë për dërgimin e 20 vëzhguesve ushtarakë në Gjeorgji. Kreu i radhës i OSBE-së, ministri i jashtëm finlandez, Aleksandër Stubb tha se ishte "optimist i kujdesshëm" dhe shpreson se Tbilisi do ta japë së shpejti miratimin, në mënyrë që vëzhguesit të lejohen të shkojnë në Gjeorgji mbrëmjen e sotme.
Stubb tha se dëshiron të dërgojë 80 vëzhgues ushtarakë shtesë në ditët në vijim.

OSBE-ja aktualisht ka tetë vëzhgues të paarmatosur në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG