Ndërlidhjet

UNHCR nuk ka qasje në Osetinë e Jugut


Komisioneri për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka arritur në Tbilisi për të kërkuar mbrojtjen e dhjetëra mijëra të zhvendosurve nga konflikti Rusi-Gjeorgji.

Guterres po kërkon që të ketë qasje te afro 159 mijë njerëzit që llogariten të larguar nga shtëpitë e tyre nga luftimet e dy javëve të fundit.

Komisariati i Lartë për Refugjatë nuk ka qasje tek popullsia civile në Osetinë e Jugut, që gjendet në kontrollin e Rusisë. Nesër Guterres do të udhëtojë drejt Moskës.
XS
SM
MD
LG