Ndërlidhjet

Kabul: Sarkozy viziton trupat franceze


Presidenti francez Nicholas Sarkozy gjendet në Kabul për të takuar ushtarët francezë të mbijetuar të një sulmi taliban. Nga sulmi humbën jetën 10 ushtarë francezë dhe u plagosën 21 të tjerë.

Gjatë të njëjtit sulm llogariten se 30 talibanë janë vrarë e po aq janë plagosur.

Sarkozy në vizitën në Afganistan shoqërohet dhe nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes.
Të vrarët e fundit në mesin e trupave franceze e çojnë në 180 numrin e ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG