Ndërlidhjet

OKB: Bllokohet rezoluta për Gjeorgjinë


Rusia ka hedhur poshtë propozim rezolutën e paraqitur në Këshillin e Sigurimit lidhur me konfliktin në Gjeorgji. Propozim rezoluta i bënte thirrje trupave ruse të tërhiqeshin nga Gjeorgjia. Sipas ambasadorit rus në OKB, Vitaly Çurkin dokumenti duhet të përfshijë dhe mbështetjen për marrveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti francez.

Përfaqësuesi amerikan në takim, Alejandro Wolff kërkoi nga Rusia që të hetojë akuzat për krime të kryera nga trupat ruse në Gjeorgji.

"Kërkojmë që trupat ruse të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të parandalojnë shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe të hetojnë pa humbur kohë akuzat për krime. Deklaratat e të ashtëquajturit president i Osetisë së Jugut dhe udhëheqësve të tjerë të ngjashëm për të zhvendosur gjithë gjeorgjianët etnikë nga Osetia e Jugut janë të papranueshme dhe duhet të dënohen nga bashkësia ndërkombëtare", tha Wolff.
XS
SM
MD
LG