Ndërlidhjet

Trupat ruse mbeten edhe në pjesë të Gjeorgjisë


Rusia thotë se trupat e saj do të mbeten të stacionuara në zonën përreth rajonin separatist të Osetisë Jugore, deri në kohën kur Moska vlerëson se kjo është e nevojshme. Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse Anatoly Nogovitsyn tha se koha do të tregojë se sa gjatë do të qëndrojnë paqeruajtësit rusë në këtë zonë neutrale.
"Marrëveshja ofron avancimin e trupave ruse në këtë zonë në rast të ndonjë konflikti. Me fjalë tjera, ky është një kufi administrativ me Osetinë Jugore, por ne kemi të drejtë , nën kushte të caktuara, që të avancojmë në kufijtë e tërë zonës së përgjegjësisë", thotë Nogovitsyn.
Më herët, Rusia hodhi poshtë propozim rezolutën e paraqitur në Këshillin e Sigurimit lidhur me konfliktin në Gjeorgji. Propozim rezoluta i bënte thirrje trupave ruse të tërhiqeshin nga Gjeorgjia. Sipas ambasadorit rus në OKB, Vitaly Çurkin dokumenti duhet të përfshijë dhe mbështetjen për marrveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti francez.
XS
SM
MD
LG