Sot mbushen plot 40 vjet nga intervenimi sovjetik në Çekosllovaki. E ashtuquajtura Pranverë e Pragës u shkatërrua në gusht të vitit 1968, duke u zëvendësuar me dy dekada të dimrit, ndërsa udhëheqësia e atëhershme, që kërkonte refoma ishte zënë dhe ishte dërguar në Moskë.
Të mbajtur praktikisht nën arrest, ata së shpejti kapitulluan ndaj kërkesave sovjetike dhe e nënshkruan të ashtuquajturin Protokol të Moskës, që e legjitimoi okupimin sovjetik dhe i anuloi të gjitha reformat e Pranverës së Pragës.