Ndërlidhjet

Ministri Hyseni vuri kurorë mbi varrin e Jan Pallahut


Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni ka arritur për vizitë në Republikën Çeke, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të këtij vendi, Karel Shvarceneberg.

Me të arritur në Pragë ministri Hyseni vuri kurorë lulesh mbi varrin e Jan Pallahut, të riut që u vetëdogj para 40 vitesh në shenjë proteste për invadimin sovjetik në ish- Çekosllovaki.

Gjatë ditës së nesërme ministri Skënder Hyseni do të takohet dhe do të bisedojë me zëvendëskryeministrin Aleksandër Vondra, me ministrin e Punëve të Jashtme Karel Shvarceneberg dhe me personalitete të larta të Çekisë.

Temë bisedimesh do jenë marrëdhëniet bilaterale, raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi rajonal.

Republika Çeke që kohë më parë njohu pavarësinë e Kosovës prej 1 janarit të vitit të ardhshëm është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG