Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë:Rusia të tërhiqet nga Gjeorgjia


Shtëpia e Bardhë tha sot se Moska duhet të tërheqë forcat nga Gjeorgjia "menjëherë" dhe paralajmëroi se nuk do ketë bashkëpunim ushtarak Rusi-NATO derisa nuk përfundon kriza.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare Gordon Johndroe tha se Rusia ka shkelur premtimet mbi marrëveshjen e armëpushimit.

Ndërkohë, NATO tha sot se Rusia ka suspenduar aktivitetet e bashkëpunimit ushtarak me vendet e aleancës dhe se kjo ndërperje do të vlejë "deri në udhëzimet e e ardhshme".

Vetë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov lidhur me këtë cështje tha:

"Rusia nuk ka nevojë për bashkëpunim të ndërsjellë, aq sa ka nevojë NATO. Mendoj se partnerët tanë të NATO-s kanë nevojë për përkrahjen e Rusisë shumë më shumë, le të themi për operacionet në Afganistan, ku esencialisht do të vendoset fati i aleancës nëse do të mund të arrijë qëllimet e transformimit ose jo", tha Lavrov.

XS
SM
MD
LG