Ndërlidhjet

Rusia dorëzon në KS pr/rezolutën për Gjeorgjinë


Në Kombet e Bashkuara Rusia do të dorëzojë zyrtarisht projekt rezolutën, që synon përfundimin e konfliktit në Gjeorgji.

Raportohet se ky dokument mbështet planin gjashtëpikësh të propozuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Diplomatët thonë se Rusia nuk do ketë shumicën në Këshillin e Sigurimit për projekt- rezolutën e saj dhe anëtaret e përhershme, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca reufozojnë tekstin rus, sepse ai nuk përmend integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin tha se projekt-rezoluta e Rusisë nuk përmend integritet territorial, meqë kjo nuk përmendet as në planin gjashtëpikësh.

"Gjatë konsultimeve të sotme, disa pyetën se pse nuk përmendet integriteti territorial në projekt-rezolutën tonë? Përsëris, dokumenti ynë është riokonfirmim i 6 parimeve", tha Churkin.

Këshilli i Sigurimiu ka dështuar të miratojë ndonjë rezolutë apo deklaratë mbi krizën, që shpërtheu dy javë më parë në Kaukaz.
XS
SM
MD
LG