Ndërlidhjet

Koalicioni: Janë vrarë 30 militantë


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan njoftoi se forcat e tij kanë vrarë 30 militantë, përfshirë edhe një komandant taliban, gjatë një sulmi ajror në perëndim të këtij vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrotjes së Afganistanit, Zaher Azemi, e ka konfirmuar sulmin në Herat, por tha se 5 prej 30 të vrarëve ishin civilë.

Gjatë këtij viti nga dhuna e ndërlidhur me kryengritjen në Afganistan janë vrarë 3400 vetë, shumica prej tyere militantë.
XS
SM
MD
LG