Ndërlidhjet

Rusia thotë se është tërhequr


Rusia njoftoi se e ka kompletuar tërheqjen nga Gjeorgjia. Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se "ministri i mbrojtjes, Anatoly Serdyukov, i ka raportuar presidentit, Dmitry Medvedev, për kompletimin e urdhërit për tu tërhequr nga territori i Gjeorgjisë".

Mëtutje në kumtesë thuhet se tërheqja ishte bërë pa asnjë incident dhe se "pikat e kontrollit në zonat e sigurisë kanë filluar".
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, Shota Utiashvili, tha se forcat ruse kanë vazhduar t'i mbajnë pozicionet në perëndim të këtij vendi. Sipas tij, trupat nuk janë larguar nga qyteti Senaki dhe porti Poti.

Pentagoni poashtu ka njoftuar se nuk ka shenja të qarta të tërheqjes ruse.

Rusia ka krijaur dy zona të sigurisë përreth rajoneve separatiste Osetia Jugore dhe Abkhazia, ku do të vendosen "paqeruajtësit" ruse.

Gjeorgjia ka hedhur poshtë çfarëdo ideje të zonave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG