Ndërlidhjet

SHBA-të kërkojnë pajisjet që janë zënë nga Rusia


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar kthimin e pesë makinave ushtarake, që ishin zënë nga forcat e Rusisë në Gjeorgji.

Zëdhënësi i Pentagonit, Bryan Whitman, tha se marrja e pajisjeve ushtarake "nuk është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme për ne në këtë pikë".

Gjenerali Anatoly Nogovitsyn, nga Shtatmadhoria ruse, ka sinjalizuar se ndoshta pajisjet ushtarake amerikane nuk do të kthehen duke thënë se "ne nuk do t'i kthejmë trofetë".
XS
SM
MD
LG