Ndërlidhjet

Ivanoviq: EULEX-i është mision jolegal


Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, deklaroi se përfaqësuesit më të lartët të kësaj qeverie nuk do të kontaktojnë zyrtarisht me përfaqësuesit e EULEX-it, sepse, sipas tij, ky mision është jolegal dhe në Kosovë vjen pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa pëlqimin e Serbisë.

"Ky është udhëzim i përgjithshëm për gjithë Kosovën dhe për punëtorë shtetëror në Kosovë", u tha zoti Ivanoviq agjencive beogradase të lajmeve dhe shtoi se "serbët në Kosovë për mbrojtje juridike ose policore do t'i drejtohen stacionit më të afërt policor, e ne do të përpiqemi që në to të jenë serbët".

Sipas tij, kjo do të thotë se stacionet policore në të cilat janë serbët, përkatësisht ato në mjediset serbe, nuk do t'i nënshtrohen EULEX-it, Zyrës ndërkombëtare civile dhe institucioneve të Kosovës, por drejtpërsëdrejti UNMIK-ut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG