Ndërlidhjet

Rusi: 85 të vrarë në sulme raciste


Një Grup rus për të drejtat e njeriut sot njoftoi se deri tash këtë vit janë shënuar afro 200 sulme me motive etnike.

Drejtori i Zyrës moskovite për të drejtat e njeriut, Alexander Brod, tha se 85 vetë, prej atyre që ishin sulmuar, janë vrarë, ndërsa afro 230 janë plagosur.

Zoti Brod tha se azerbajxhanas, kirgizë, taxhikë, uzbekë, dhe rusë etnikë më së shpeshti u ishin nënshtruar sulmeve.

Sipas tij, pjesa më e madhe e sulmeve u bënë në Moskë, Sh. Petersburg dhe në rajonet Sverdlovsk dhe Ulyanovsk.
XS
SM
MD
LG