Ndërlidhjet

Paris: Sarkozy dhe Medvedev diskutuan për Gjeorgjinë


Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, sot për situatën në Gjeorgji, ka biseduar me presidentin rus, Dmitry Medvedv.

Presidenca franceze ka njoftuar se gjatë bisedës telefonike, lideri francez u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga porti gjeorgjian, Poti, në Detin e Zi.

Në njoftim mëtutje thuhet se presidentët Sarkozy dhe Medvedev, u pajtuan për rëndësinë e pranisë së trupave nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), për t'i zëvendësuar patrullat ruse në zonën e sigurisë jashtë Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG