Ndërlidhjet

Illinois: Obama dhe Biden shfaqen së bashku


Kandidati demokrat për president të SHBA-së Barack Obama dhe senatori Joe Biden janë shfaqur për herë të parë së bashku, pasi që Obama zgjodhi Biden-in si nënpresident të tij në garën për zgjedhjet e nëntorit.

Obama dhe Biden u shfaqën së bashku në një tubim në Springfield, në shtetin Illinois, prej nga vjen Obama.

Obama lavdëroi Biden-in- një veteran 35 vjecar të Senatit amerikan dhe kryesues të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë- "si një njeri me një të kaluar të shquar dhe me një njerëzi thelbësore".

Duke përmendur emrin e figurës së shquar të historisë amerikane, presidentin e luiftës civile Abraham Lincoln, Biden shprehu përkrahjen për kandidatutën e Obamës.

"Presidenti Lincoln na ka udhëzuar njëherë, që të jemi të sigurt dhe t'i vëmë këmbët në vendin e duhur, në mnyrë që të qëndrojmë të fortë. Sot, në Springfield, e di se këmbët e mia janë në vendin e duhur. Dhe jam krenar të qëndrojë fort me presidentin e ardhshëm të SHBA-së Barack Obama", tha Biden.

Partia Demokratike do të hapë konvenetën e saj të hënën në qytetin e Denverit, gjatë së cilës Obama dhe Biden do të nomnohen edhe zyrtarisht.

Rivali i Obamas John McCain, pritet të emërojë nënpresidentin para konventës së Partisë Republikane, që fillon më 1 shtator.

XS
SM
MD
LG