Ndërlidhjet

Afganistan: Rrëzohet një helikopter i NATO-s


Një helikopter furnizues i NATO-s është rrëzuar sot në Afganistan, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Zëdhënësi i NATO-s tha se helikopteri i kontraktuar nga ISAF-i u rrëzua pak pasi fluturoi nga një bazë ushtarake në provincën lindore Kunar, me siguri për shkak të një gabimi teknik.

Zëdhënësi i talebanëve tha se ky grup e ka rrëzuar helikopterin, por ky pretendim nuk është verifikuar.
XS
SM
MD
LG