Ndërlidhjet

Pekin: Mbyllen zyrtarisht Lojërat Olimpike 2008


Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i shpalli zyrtarisht të mbyllura Lojërat Olimpike 2008, duke i dhënë fund garave 16 ditëshe të sportistëve nga mbarë bota.

"Këto ishin Lojëra të jashtëzakonshme", tha Jacques Rogge në përmbyllje të olimpiadës së parë të organizuar nga Kina, e cila flamurin olimpik ia dorëzoi Londrës, mikpritëse e Olimpiadës 2012.

Rogge i lavdëroi edhe sportistët për paraqitjet e tyre.

"Kemi pasur veprime të përkryera, performanca të shkëlqyeshme, kemi më shumë se 40 rekorde të reja botërore, më shumë se 120 rekorde olimpike dhe natyrisht kemi dy ikonat e lojërave, Michael Phelps dhe Usain Bolt", tha Rogge.

Megjithate, ai pranoi se jo gjithçka ka qenë "e përsosur" në Pekin, duke shtuar se Komiteti Olimpik nuk mund të detyrojë ndryshimet në një shtet sovran.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është përballur me kritika nga aktivistët për shkak se nuk ka bërë presion mbi Kinën të përmirësojë të drejtat e njeriut në vend.
XS
SM
MD
LG