Ndërlidhjet

Kabul: Koalicioni fajësohet për vrasjen e civilëve


Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit, gjeneral Zahir Azimi, i ka fajësuar forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për sulmin ajror, për të cilin zyrtarët afganë thonë se ka vrarë 89 civilë.

Në një intervistë për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Azimi ka thënë se forcat e kanë sulmuar të martën fshatin në provincën perëndimore Herat në bazë të informatave të pamjaftueshme.

Më herët, presidenti Hamid Kharzai suspendoi dy ushtarakë të lartë afganë për shkak të incidentit në fjalë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG