Ndërlidhjet

Bishkek: Rrëzohet një aeroplan udhëtarësh


Aeroplani Boeing 737 i kompanisë ajrore Itek-Air është rrëzuar sot ndërsa përpiqej të bëjë një ulje emergjente në aeroportin Manas në afërsi të kryeqytetit të Kirgizisë, Bishkek.

Të paktën 90 udhëtarë ndodheshin në bord, ndërsa ka raporte për viktima.

Njoftohet se aeroplani sapo kishte fluturuar, kur piloti kishte raportuar për një gabim teknik, dhe ka thënë se po kthehet prapë në Manas.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e aksidentit.
XS
SM
MD
LG