Ndërlidhjet

Saakashvili: Lufta solli dëme prej 2 miliardë $


Presidenti Mikheil Saakashvili tha se konflikti i Gjeorgjise me Rusine i ka shkaktuar rreth 2 miliardë dëme Gjeorgjisë.

Në një intervistë për Financial Times, Sakashvili tha se dëmet prej miliarda dollarësh i janë shkaktuar infrastrukturës, rrugëve dhe hekurudhave të Gjeorgjisë.

Ai akuzoi Rusinë se ka vendosur tanke në Osetinë Jugore, para se forcat e Gjeorgjisë të sulmonin rajonin.

Një deklaratë e tillë nuk qe bërë nga zyrtarët gjeorgjianë më 7 gusht, kur forcat gjeorgjiane filluan sulmet e tyre dhe FT thotë se këto pretendime te Sakashvilit nuk kanë mundur të verifikohen nga burime te pavarura.
XS
SM
MD
LG