Ndërlidhjet

Jazixhioglu: Turqia lobon për njohjen e Kosovës


Turqia pandërprerë po bën lobim për njohjen e Kosovës nga vendet arabe dhe islamike, deklaroi ministri turk i angazhuar për bashkëpunim ndërkombëtar, Said Jazixhioglu.

Pas takimeve me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, Jazixhioglu tha se Turqia i ka ofruar mbështetje Kosovës në shumë fusha.

"Veçanërisht ofrojmë ndihmë në fushën e diplomacisë, sepse te vendet e Konferencës Islamike angazhohemi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur", tha ministri turk.

Jazixhioglu paralajmëroi intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe se në këtë kuadër do të jetë hapja e ambasadave përkatëse në Prishtinë dhe Ankara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG