Ndërlidhjet

Cheney do të vizitojë Gjeorgjinë dhe Ukrainën


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney do të vizitojë javën e ardhshme Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Azerbejxhanin, ku do të takohet me presidentët e tri vendeve.

Shtëpia e Bardhë tha se "presidenti Bush i ka kërkuar nënpresidentit që të udhëtojë në Azerbejxhan, Gjeorgji dhe Ukrainë, që të bisedojë me këta partnerë kyçë për çështjet me interes të përbashkët".

Cheney do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që viziton rajonin që kur trupat ruse hynë në Gjeorgji dy javë më parë.
XS
SM
MD
LG