Ndërlidhjet

SHBA: Rusia të mos njohë rajonet separatiste


Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara i kanë apeluar Rusisë që t'i hedh poshtë thirrjet për njohjen e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.

Ligjvënësit rusë sot i mbështetën thirrjet për njohjen e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë nga ana e Rusisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk pret që presidenti rus Dmitry Medvedev të nënshkruajë rezolutën, dhe se ajo vetëm do t'i shtojë tensionet në rajon.

Zëdhënësja e Foreign Office-it britanik tha se vendimi i parlamentit të Rusisë nuk do t'i ndihmojë gjërat.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Wood tha se "për ne do të ishte i papranueshëm" çdo hap, i cili nuk do ta respektonte sovranitetin e Gjeorgjisë.

Në Tbilisi, presidenti Mikhail Saakashvili e hodhi poshtë votimin në parlamentin rus, duke e quajtur jo legjitim.
XS
SM
MD
LG