Ndërlidhjet

Rice: SHBA do vë veto në Këshillin e Sigurimit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice e quajti për keqardhje hapin e Rusisë për njohjen e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.

Rice tha se Shtetet e Bashkuara edhe më tutje do t'i konsiderojnë Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si pjesë brenda kufijve ndërkombëtarë të Gjeorgjisë", dhe se "në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do ta shfrytëzojnë të drejtën e vetos për të penguar përpjekjen eventuale të Rusisë që t'ua ndryshojë statusin këtyre rajoneve".

Rice tha se Medvedev nuk i respektoi obligimet që i mori vendi i tij me marrëveshjen e armëpushimit.
XS
SM
MD
LG