Ndërlidhjet

Marhnac përfundon mandatin në KFOR


Komandanti në largim i KFOR-it, Xavier de Marhnac ka zhvilluar sot takimet përshëndetëse me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Pas gjeneralit Marhnac në krye të KFOR-it do të vihet gjenerali italian Giusepe Emilio Gay.

Xavier de Marhnac tha se ai edhe pas misionit si komandant i KFOR-it do të përpiqet që të jetë një ambasador i Kosovës në Francë për të lobuar në shërbim të popullit të Kosovës.

Ndërkaq presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë se e çmojnë lart kontributin e gjeneralit Marhnac në Kosovë si komandant i trupave paqeruajtëse.

Po sot, kryeministri Thaçi ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Yves de Cermabon, me ç'rast kryeministri kosovar ka inkurajuar misionin e BE-së që të intensifikojë angazhimet për fillimin e misionit në fushën e sundimit të ligjit, edhe atë në mbarë territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG