Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili ka akuzuar Rusinë se po kërkon të "rivizatojë hartën e Evropës duke përdorur forcën".
Në një artikull të Financial Times, ai ka thënë se konflikti ushtarak i Rusisë në Gjeorgji "nuk ka qenë assesi për Osetinë Jugore apo Gjeorgjinë", por Moska ka përdorur invazionin për të "rindërtuar perandorinë e saj".
Ai tha se synimi i ardhshëm i Moskës do të jetë përmbysja e qeverisë së tij.
Saakashvili i bëri thirrje perëndimit që t'i ofrojë Gjeorgjisë përkrahje të menjëhershme politike dhe materiale.