Ndërlidhjet

Medvedev kërkon përkrahjen e SCO-s


Presidenti rus Dmitry Medvedev sërish ka mbrojtur veprimet e Moskës për intervenimin ushtarak në Gjeorgji, e më pas edhe për njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore e Abkhazisë.

Ai ka kërkuar përkrahjen e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

"Ne jemi të bindur se pozicioni i shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait do të ketë jehonë të duhur ndërkombëtare. Shpresoj se kjo do të shërbejë si një sinjal serioz për ata që po mundohen ta bëjnë të zezën të bardhë dhe të justifikojnë agresionin që është kryer", tha Medvedev, gjatë takimit të kësaj organizate në kryeqytetin e Taxhikistanit.

Deri më tani, Kina dhe vendet e Azisë qendrore kanë mbajtur një linjë të rezervuar karshi njohjeve që Rusia u bëri Osetisë e Abkhazisë.

Medvedev ka takuar presidentin kinez Hu Jintao, por duket se nuk ka marrë ndonjë garanci për përkrahjen kineze.

XS
SM
MD
LG