Ndërlidhjet

U nominuan të ngarkuarit me punë të Kosovës


Qeveria e Kosovës ka miratuar sot listën prej 10 emrash të nominuar si të ngarkuarit me punë në ambasadat e para që pritet t'i hapë sivjet Kosova.

Kësaj liste, që e paraqiti kryeministri Hashim Thaçi, i prinë Avni Spahiu, i ngarkuar me punë në Uashington, që do të ketë një staf prej katër anëtarësh, dy prej të cilëve do të mbulojnë përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Nju Jork, ku pritet të transferohet Sylejman Gashi.

Pastaj, të nominuar janë edhe Muhamedin Kullashi në Paris, Ilir Dugolli në Bruksel, Muhamet Hamiti në Londër, Vilson Mirëdita në Berlin, Albert Prengaj në Romë, Sabri Kiçmari në Vjenë, Naim Malaj në Bernë, Gazmend Pula në Tiranë dhe Bekim Sejdiu në Ankara.

Kjo listë, do t'i dorëzohet presidentit Fatmir Sejdiu, i cili pritet t'i dekretoj ata si të ngarkuarit e parë me punë në ambasadat e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha para kabinetit të tij se përpilimi i listës është bërë në konsultim me presidentin dhe të nominuarit janë kandidatë me bagazh patriotik dhe profesional dhe nuk janë të emëruar në baza politike.
XS
SM
MD
LG