Ndërlidhjet

Kouchner: Po shqyrtohen sanksionet kundër Rusisë


Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, tha se Bashkimi Evropian po i shqyrton sanksionet "dhe shumë mjete të tjera" kundër Rusisë si përgjigjje ndaj invadimit rus në Gjeorgji dhe njohjes së rajoneve Osetia Jugore dhe Abkhazia.

- Ne po përpiqemi ta hartojmë një teks të fortë për të shprehur përkushtimin tonë për të mos e pranuar dhunën në Gjeorgji. Tash, po shqyrtohet mundësia e sanksioneve dhe shumë masa të tjera, tha Bernard Kouchner, ministër i jashtëm i Francës, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka shprehur habi lidhur me këtë kërcënim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG